
Dafina Zeqiri shquhet për energjinë e saj të pashtershme. Ende janë në qarkullim videot e saj kur këndonte me barkun e madh gjatë shtatzënisë dhe nuk i kishte problem lëvizjet ‘impenjative’ të trupit. Ajo mori pushim nga muzika vetëm pak javë para lindjes së djalit dhe nuk dihej se kur do të rikthehej.
Megjithatë, kanë kaluar vetëm tre muaj nga lindja e Daskanit dhe Dafi po rikthehet. Përmes një videoje në rrjetet sociale, ajo është shfaqur e emocionuar duke dhënë lajmin se po xhiron videoklipin e parë pas ngjarjes më të rëndësishme në jetën personale.
“Jemi të lumtur sepse nesër do të xhirojmë videoklipin e parë pasi linda”, shkruan ajo.
Duhet thënë se pasi njoftoi pushimin, Dafina solli një këngë të re, “Faya” e cila nuk u shoqërua me një videoklip, por rezultoi e suksesshme. Ndërkohë, duket se tani ajo ka vendosur të ndjekë të njëjtën rrugë si gjatë shtatzënisë duke e ndarë kohën mes mëmësisë dhe karrierës.
Lini një Përgjigje