Në episodin e parë të podcast-it të ri të Open AI, drejtori ekzekutiv Sam Altman foli hapur për nivelin e lartë të besimit që njerëzit kanë tek ChatGPT.
“Është interesante,” tha ai, “sepse AI ka tendencën të ‘shpikë’. Në fakt, kjo është një teknologji të cilës nuk duhet t’i besosh aq shumë.”
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur inteligjenca artificiale (AI) po përdoret nga miliarda njerëz në të gjithë botën, edhe pse, siç pranon vetë Altman, ajo nuk është gjithmonë e besueshme.
Modelet si ChatGPT njihen për aftësinë që kanë për të krijuar informacion që tingëllon i saktë, por që në fakt mund të jetë i gabuar ose i trilluar, një fenomen që në fushën e teknologjisë quhet “halucinim”. Megjithatë, miliona përdorues vazhdojnë t’i përdorin këto mjete për kërkime, punë, këshilla personale dhe madje edhe prindërim.
Altman e vlerësoi ChatGPT si një mjet shumë të dobishëm, por theksoi nevojën për ndërgjegjësim dhe mendim kritik. “AI shpik,” tha ai, “dhe nuk duhet t’i besohet verbërisht.”
Lini një Përgjigje