TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Shtator 2023, 10:35

‘Breaking nga Fiori’, emisioni në Top News merr emrin e moderatores Dardha

Shkruar nga Pamfleti

‘Breaking nga Fiori’, emisioni në Top News merr emrin e

Moderatorja Fiori Dardha zbuloi disa ditë më parë nëpërmjet një postimi në Instagram se do të rikthehej në Top Media, pas eksperiencave që provoi me emisionet investigative vitet e fundit në televizionet e tjera.

Megjithatë ajo nuk ndau detaje për emisionin e ri, pavarësisht kuriozitetit të ndjekësve, ndërsa kujtojmë se programi i fundit që ajo ka drejtuar në Top ishte “Fiks Fare”.

Gjithsesi, Fiori ka vendosur që ta ndajë edhe “shtëpinë” e saj të re dhe bën me dije se do të jetë pjesë e Top News, televizionit informativ pjesë e Top Medias.

Moderatores i është besuar “Breaking”, emision tashmë i njohur i këtij televizioni, që trajton lajmet e fundit. Nisur nga pjesëmarrja e Fiorit, programi ka ndryshuar edhe emrin në “Breaking nga Fiori Dardha”.

‘Breaking nga Fiori’, emisioni në Top News merr emrin e

fiori dardha breaking

Lini një Përgjigje