
Një ditë e shkëlqyer kjo e sotmja për Bricjapët, e servirur në një pjatë argjendi nga Urani dhe Neptuni. Në dashuri do ndjeni nevojën për të komunikuar me partnerin/en dhe do ndani momente të paharrueshme. Nëse keni kohë të lidhur, do jetoni ditën në intimitet, duke thurur plane dhe projekte për të ardhmen. Do jetë i mjaftueshëm një vështrim për t’u kuptuar me gjysmën tuaj. Për ata që janë single, nuk ka një rrugë të mesme. Do i keni idetë e qarta, do dini çfarë të synoni dhe nuk do keni dëshirë për kompromise. Pasditen e vonë do të keni një takim shumë të këndshëm.
Në punë do arrini objektivat e vendosura prej kohësh dhe do përqendroheni mbi sukseset që do korrni. Yjet do jenë në anën tuaj.
Lini një Përgjigje