
Sezoni i gjashtë i emisionit “Ftesë në 5” nisi sot. Ndryshe nga çdo vit tjetër, autorja dhe moderatorja Bieta Sulo e nisi emisionin duke prezantuar në gjuhën italiane.
Ndërsa ajo u përshëndet italisht me ndjekësit besnikë të programit e jo vetëm, nuk kurseu as një batutë për vizitën e kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe takimin e saj me Ramën.
“Ciao Belliiiiiii! Ciao fratelli d’Albania e sorelle d’Italia un baccio forte. Muaahhh.
Eee avete capito gia chi sto cittando. Li vedevo e quasi mi dispiaceva che sono sposati fellicemente ciasquno a conto suo. Vabe… cosi e’ la vitta…”, (Përshëndetje bukuroshë! Përshendetje vëllezërit e Shqipërisë dhe motrat e Italisë, një puthje të fortë. Eee, e keni kuptuar tanimë se kë po citoj. I shihja dhe thuajse më vinte keq që janë secili i martuar për hesap të vet. Epo, kështu e ka jeta...) tha Bieta, duke vënë theksin kështu te “pushtimi Italian” gjatë verës, që ishte kryefjala e këtyre muajve…
E kjo hutoi fare Kristin, të ftuarin e parë për këtë sezon. Ai u fut në studio vetëm pasi Bieta e thirri në shqip.
Lini një Përgjigje