
Një grua në Gjermani kreu një operacion estetik për të zgjatur këmbët me 14 centimetra. Operacioni i kushtoi më shumë se 150 mijë euro dhe tani është penduar për eprimin. Ajo nuk e njeh më veten dhe iu nënshtrua ndërhyrjes vetëm për të përmbushur dëshirat e ish-bashkëshortit të saj.
Theresia Fischer, 31 vjeç, është një modele gjermane, e cila mori pjesë edhe në Big Brother Gjermani. Gjatë një interviste në radion lokale, modelja tregoi historinë e saj, duke zbuluar se ka bërë shumë gjëra për të cilat sot është penduar dhe një ndër to është zgjatja e eshtrave të këmbëve.
Ajo ka treguar se debatonte çdo ditë me ish-partnerin, i cili shpesh ushtronte presion psikologjik mbi të. Ai i thoshte se i pëlqejnë femrat e gjata dhe i ulte vetëbesimin duke i vënë në dukje se ajo nuk mund të bënte dot asgjë pa të dhe ia kishte nevojën:
‘Nëse e dëgjon atë ta përsërisë 20, 30, 60, 70 herë, atëherë vërtet arrin ta besosh se nuk je asgjë pa të’, tha modelja.
Operacioni, ku ajo futi shufra metalike në këmbë, e bëri të arrinte gjatësinë 1.80 metra, por nëse do kthehej pas në kohë, nuk do e bënte kurrë diçka të tillë:
‘Më vjen turp që pranova një operacion që nuk duhej t’i nënshtrohesha’, tregoi Theresia Fischer.

Lini një Përgjigje