
I ftuar në ‘PPP’-në e kësaj të diele ishte gazetari i kronikave rozë, Andi Vrapi, i cili sqaroi me emra konkretë ‘luftën’ e personazheve të njohur për disa klikime më shumë
Anja: Sot do të flasim për luftën e tmerrshme për klikime, sepse ka raste që ‘vipat’ por edhe ‘rripat’, janë persona që shkelin mbi veten, vetëm për disa klikime më shumë
Andi Vrapi: Do na lësh pa punë, e shoh
Anja: Nuk do shajmë njerëz
Andi Vrapi: Bëre mjaftueshëm
Anja: Jo, thjesht do analizojmë situatën, duke përmendur emra konkret normalisht
Andi Vrapi: Shumë bukur, emrat përmendi ti, situatat i analizoj unë
Anja: Shumë mirë, unë do them emrat sepse jam mësuar me skandale dhe nuk më bën më përshtypje
Andi Vrapi: Kjo lufta për klikime ka ekzistuar që në kohën e gazetave, me shitje tirazhi, pastaj shikueshmëria në televizion, pastaj hyrja e internetit çoi në luftë klikimesh. Varet në cilin këndvështrim e sheh
Anja: Ja po të jap një shembull konkret. Kishim një Bora Zemani që fërkoi barkun dhe u 'masakrua' nga rrjeti sepse thanë :Ti dhe vëllezërit Veshaj çfarë nuk bëni për klikime
Andi Vrapi: Unë do thoja që ata nuk janë të vetmit. Ka plot. Në një aspekt mund ta justifikoj, sepse aktualisht situata e klikimeve është e nderë dhe gjithçka rrotullohet brenda Big Brother-it. Kemi anën tjetër që publiku ndjehet i tradhtuar. Bora mori shikueshmëri, por publiku nuk e pëlqeu sepse ndihej i mashtruar.
Anja: Ça nevoje kishte një figurë si Bora, që thith klikime, për të përkëdhelur barkun? Apo mos ndoshta është vërtet shtatzënë dhe nuk dimë gjë ne?
Andi Vrapi: Jo, nuk mendoj që është shtatzënë, se do e kishte përdorur. Pra, nuk do luante sikur është gënjeshtër, se do ishte si historia e ujkut me çobanin. Lufta e klikimeve, po t'i futesh thellë, nuk do dalë një ditë, sepse janë të gjithë bashkëfajtorë. Kemi të bëjmë me njerëzit që janë të dukshëm. Ti përmende Borën, por mund të përmend njerëz që kanë bërë gjëra shumë më të mëdha për të rënë në sy
Anja: Për shembull?
Andi Vrapi: Po, ka bërë Luana, këngëtarë të ndryshëm. Ke këngëtarë që nuk e dimë a janë ndarë apo jo. Ke rastin e Dafinës, Sarës edhe Ledrit.
min.00:58 deri 5:26
Lini një Përgjigje