TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Prill 2024, 13:50

“Heidi hap sytë”, piloti i Big Brother rrëfen se kush e solli dronin që përçau çiftin

Shkruar nga Pamfleti

“Heidi hap sytë”, piloti i Big Brother rrëfen se kush e

Disa ditë më parë, çifti Heidi-Romeo pësoi një ‘kolpo’ në shtëpinë e BBV3, pasi në ajër u shfaq një dron që shkruante “Stop maskilizmit, Romeo fals, Heidi hap sytë”.

Dukshëm u pa mërzia e Romeos edhe pse Heidi përpiqej ta qetësonte duke i thënë se nuk do ndikohej nga droni.

Droni erdhi pasi Romeo me sjelljen e tij në suite, duke mos qëndruar afër Heidit, ngjalli shumë debate.

Sot, i ftuar në një lidhje Skype për emisionin “Big Brother Fan Club” në Top Channel, piloti Arbër Xhaja ka zbuluar se kush e dërgoi dronin.

Edhe pse aludohej se e kishte bërë Jetmiri për të përçarë çiftin, Xhaja zbuloi se në fakt ishte një vajzë në Itali.

“Droni nuk ka ardhur nga Jetmiri, por nga një vajzë në Itali, nuk e di nëse është shoqe e Heidit, por gjëja është ndarë pak, janë grupi që janë fansa të çifitit të bashkuar. Janë ata në Itali që duan Heidin pa Romeon, siç ka dhe në Shqipëri, që duan Romeon pa Heidin,” tregoi piloti.

 

piloti heidi droni

Lini një Përgjigje