TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Prill 2023, 14:17

Bledi u tha se do largohet nga shtëpia e 'BBV', nuk përmbahet Luizi: Si legen erdhe si legen do ikësh

Shkruar nga Pamfleti

Bledi u tha se do largohet nga shtëpia e 'BBV', nuk

Dea Mishel, Qetsor Ferrunaj, Krist Aliaj dhe Bledi Mane, do të bindin banorët e tjerë të “Big Brother VIP” se gazetari do të lërë përfundimisht shtëpinë.

Vëllai i Madh u dha mbrëmë atyre një mision sekret, në mënyrë që të fitojnë lirinë me kusht. Ata duhet të bindin pjesën tjetër të shtëpisë më të famshme në Shqipëri se Bledi e përjetoi keq izolimin në burg, e për këtë arsye do të largohet të martën.

Me të dalë nga burgu ata nisën misionin e tyre sekret dhe nga ana tjetër banorët nisën me pyetjet e tyre se pse u larguan nga izolimi.

Madje teksa Luiz Ejlli po i pyeste se pse dolën, iu kthye Bledit ‘si legen erdhe, si legen do ikësh prapë’.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Pse dolët ju?

Qetsori: Do iki ai, do tërhiqet.

Bledi: Hiqe atë, burgaxhi, plak. Avash se kemi edhe ne kujtime të hidhura, jo kaq rëndë.

Luizi: E ke thënë me krenari se je burgaxhi.

Bledi: Nuk është e thënë ta përmendesh ti vend e pa vend.

Luizi: Vetë e ke thënë.

Bledi: Po njeriu ndjehet dhe keq. E kam thënë unë, nuk është e nevojshme ta ri përsëritësh.

Luizi: Ti hapësh b**ësh me atë, hapu prapë. Pse dolët ju?

Bledi: Do iki nga shtëpia.

Luizi: Të kam thënë unë si legen erdhe, si legen do ikësh prapë.

bledi largim luizi legen bbv

Lini një Përgjigje