Dalai Lama u vu në qendër të kritikave pasi video ku shihet duke puthur një djalosh të vogël dhe kërkon t’i “thithë” gjuhën, u shpërnda kudo në rrjetet sociale dhe nga zyra e tij e shtypit u shpjegua si një shaka e liderit tibetian, pasi ishte shumë lojcak.
E pas këtij “skandali” u rikthye në vëmendjen e publikut një video tjetër e vitit 2016 me Lady Gaga.
Udhëheqësi fetar tibetian duket teksa prek këmbët e këngëtares së famshme Lady Gaga.
Ky incident ndodhi gjatë një konference në Indiana, ku ata diskutuan se si të ofronin mbështetje për ata që përjetojnë vështirësi fizike dhe psikologjike.
Edhe pse ngjarja u fokusua në dhembshurinë dhe ndjeshmërinë, qëndrimi i Dalai Lamës shkaktoi komente të mëtejshme negative ndaj tij.
Në videon 17 sekondëshe, udhëheqësi fetar shihet duke i kushtuar vëmendje gruas që po flet gjatë konferencës, ai e shikoi këmbën e saj dhe pa se ajo kishte veshur pantallona të grisura nga gjunjët, kështu që shtriu dorën e majtë dhe me gishtat e tij preku këmbët e Gagës.
Kur ai u përpoq të bënte të njëjtën gjë në këmbën tjetër, interpretuesja e ‘Bloody Mary’ kapi dorën e Dalai Lamës dhe e pengoi atë që ta bënte këtë.
Lini një Përgjigje