
Prej kohësh, Aleksandër Varfaj, babai i vajzës së Rudina Dembacajt, hedh akuza në rrjetet sociale se e ka të pamundur të takojë të bijën, Viktorian.
“Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli,”-shkruajti së fundmi ish-partneri i Rudinës në Instagram, krahas një fotoje me të bijën.
Në lidhje me këto akuza, ka folur për herë të parë vetë Rudina, e cila është pyetur në lidhje me këtë çështje në një intervistë për “S’e luan topi”.
Rudina u përpoq të shpjegojë se emri i saj po përdoret nga ish-bashkëshorti që ky i fundit të tërheqë vëmendjen e mediave, por pa thënë nëse është e vërtetë ose jo, që ish-bashkëshorti ka një vit pa takuar vajzën, një e drejtë që i takon si prind: “Zemra ime kur një person meriton të bëhet lajm nuk duhet të citohet emri i Rudina Dembacaj që lajmi të lexohet. Nëse dikush është personazh publik dhe prodhon lajme, le t’i prodhojë”,-u shpreh ajo, duke na lënë edhe më të hutuar se ç’ishim në fillim, pa marrë një përgjigje.
Lini një Përgjigje