TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Janar 2026, 14:13

Bileta treni falas për të parë Europën, ka vetëm një kusht

Shkruar nga Pamfleti

Bileta treni falas për të parë Europën, ka vetëm

Komisioni Evropian ka shpërndarë rreth 40 mijë bileta treni për udhëtim falas nëpër Evropë për të rinjtë që kanë festuar ditëlindjen e tyre të 18-të gjatë vitit të kaluar.

Sipas njoftimit zyrtar të bërë sot në Bruksel, shpërndarja e biletave është lidhur me përvjetorin e 40-të të zonës së lëvizjes së lirë Shengen, i cili u shënua vitin e kaluar. Ky përvjetor shërbeu si një rast i veçantë për zgjerimin e programit.

Fituesit e biletave do të kenë mundësi të udhëtojnë nëpër vendet evropiane për një periudhë deri në 30 ditë. Udhëtimet mund të realizohen në intervalin kohor nga marsi 2026 deri në maj 2027.

Përveç biletës falas të trenit, përfituesit do të pajisen edhe me një kartë zbritjeje, e cila u ofron ulje çmimesh në transportin publik lokal, aktivitete kulturore, akomodim dhe shërbime të tjera në 36 vende evropiane.

Programi i udhëtimeve falas për të rinjtë është nisur nga Bashkimi Evropian në vitin 2018 dhe zhvillohet dy herë në vit, duke shpërndarë çdo herë mijëra bileta me qëllim nxitjen e lëvizshmërisë, njohjes kulturore dhe identitetit evropian.

europe bileta treni

Lini një Përgjigje