TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 7 Janar 2026, 15:44

Influencuesja 38-vjeçare humb jetën pas operacioneve plastike

Shkruar nga Pamfleti

Influencuesja 38-vjeçare humb jetën pas operacioneve plastike

Bota e rrjeteve sociale u trondit nga lajmi i ndarjes nga jeta të influencueses italiane, me origjinë ruse, Yulia Burtseva, e cila ndërroi jetë në moshën 38-vjeçare pas disa ndërhyrjeve kirurgjikale estetike të kryera në Moskë.

Lajmi, i raportuar nga mediat ndërkombëtare, ka rikthyer vëmendjen mbi rreziqet serioze që lidhen me operacionet plastike.

Sipas burimeve paraprake, Burtseva udhëtoi drejt vendit të origjinës, Rusisë, për të kryer disa procedura estetike. Pas ndërhyrjeve, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua ndjeshëm për shkak të komplikacioneve post-operatore.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta stabilizuar, fatkeqësisht ajo nuk arriti t’u mbijetonte pasojave dhe ndërroi jetë pak kohë më vonë.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e saj kanë shprehur trishtim dhe ngushëllime të sinqerta për familjen dhe të afërmit. Yulia Burtseva ishte e njohur për përmbajtjet e saj mbi modën, udhëtimet dhe stilin e jetesës, duke ndërtuar një komunitet të gjerë ndjekësish, kryesisht në Itali.

Ndarja e saj e parakohshme lë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe fansat që e ndiqnin çdo ditë në platformat sociale, duke rikujtuar njëherazi rëndësinë e kujdesit dhe sigurisë në çdo ndërhyrje kirurgjikale.

yuia burtseva operacione plastike

Lini një Përgjigje