TAGS-AT E JAVËS

Showbiz31 Janar 2026, 15:59

Bes Kallaku në një lidhje të re, si reagoi Xhensila Myrtezaj (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Bes Kallaku në një lidhje të re, si reagoi Xhensila Myrtezaj
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku

Rrjetet sociale po 'vlojnë' nga zhvillimet e fundit në jetën private të Bes Kallakut. Aktori duket se ka mbyllur përfundimisht kapitullin e divorcit dhe tashmë po jeton një romancë të re, të cilën nuk heziton ta bëjë publike.

Shenjat kanë qenë të qarta. Së fundmi, Besi ka zbuluar një tatuazh me emrin “Ejona”, datën 25.12.2025 dhe dedikimin simbolik “Trëndafil në kohë lufte”. Gjendjen e tij emocionale e ka shprehur edhe përmes vargut: “Më ktheve vajtimin në valle”, ndërsa motra e tij, Ana, ka konfirmuar se partnerja e re është pritur ngrohtësisht në familje.

Në të njëjtën kohë, ish-bashkëshortja e tij, Xhensila Myrtezaj, ka zgjedhur të mos reagojë me fjalë, por me imazh. Këngëtarja ka publikuar disa fotografi në Instagram ku shfaqet në formë perfekte dhe plot vetëbesim.

E veshur me një bluzë të bardhë të shkurtër dhe xhinse, Xhensila ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante dhe buzëqeshjen rrezëllitëse, duke dhënë mesazhin se po kalon një periudhë të mirë personale.

Bes Kallaku në një lidhje të re, si reagoi Xhensila Myrtezaj

Ndjekësit e kanë interpretuar postimin si një reagim të heshtur, por të fuqishëm,  një “hakmarrje” elegante që tregon se, ndërsa Besi hap një kapitull të ri, Xhensila po shijon shkëlqimin dhe pavarësinë e saj.

xhensila myrtezaj dhe bes kallaku

Lini një Përgjigje