TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Prill 2025, 14:37

Beatriks Ramosaj në një lidhje të re, kush është djali i huaj që i ‘ka marrë zemrën’?

Shkruar nga Pamfleti

Beatriks Ramosaj në një lidhje të re, kush është djali

Gjatë qëndrimit të saj në Big Brother Vip 2, Beatriks Ramosaj krijoi një lidhje romantike me Donald Veshajn, lidhje që përfundoi me daljen e këtij të fundit nga shtëpia e famshme. Arsyeja dihet: ai u rikthye me Bora Zemanin.

Pas këtij momenti të vështirë, Beatrix vendosi që të shpërngulej njëherë e mirë në SHBA, për të nisur një tjetër jetë. Për gati 3 vite, Trixa ka preferuar që të jetë disi më diskrete në rrjetet e saj sociale, duke postuar rrallë dhe asnjëherë detaje nga jeta e saj private. Të paktën kështu ka qenë deri javën e fundit, ku këngëtarja ka dhënë disa sinjale se ka gjetur sërish dashurinë. Në Instastory ka ndarë një postim ku ka treguar vendin që gjendet.

Në sy ra mbishkrimi: “Të dua ty” në anglisht. Fillimisht u raportua vetëm ky lajm nëpër portale, duke mos u thelluar më tej. Por burime, bëjnë me dije se në fakt këngëtarja ka nisur një lidhje të re dashurie. Bëhet fjalë për një raport të nisur në muajt e fundit që po jetohet nga protagonistët në mënyrë private.

Miqtë bëjnë me dije se partneri i ri i Trixës është i huaj dhe se vetë këngëtarja ka zgjedhur që ta mbajë larg vëmendjes së rrjeteve sociale si histori. Duke qenë se edhe miqtë e afërt e saj janë shumë hermetik për të dhënë detaje, do të na duhet të presim vetë këngëtaren që të nisë të publikojë foto apo indicie për këtë raport sentimental.

beatriks ramosaj e dashuruar

Lini një Përgjigje