TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Janar 2024, 09:30

BBV 3/ Produksioni favorizon Romeon, mes të preferuarve nga publiku

Shkruar nga Pamfleti

BBV 3/ Produksioni favorizon Romeon, mes të preferuarve nga publiku

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm në 'Big Brother Vip 3’ është hapur një televotim për banorët më të preferuar. Publiku ka zgjedhur si 3 më të preferuarit Ilnisën, Romeon dhe Julin.

Ndërsa më pak të preferuarit nga publiku u zgjodhën Ervini, Gabriele dhe Elvisi, të cilët do të shkojnë në nominim së bashku me Vesën për të martën që vjen.

Duket se Ilnisa është në qendër të vëmendjes për shkak të afrimitetit me Meritonin dhe publiku dëshiron të shohë si do vazhdojë marrëdhënia e tyre. Nuk dimë ende nëse do të përfundojë në lidhje dhe nëse po, a do të jetë reale apo për lojë.

Prime-n e fundit janë rikthyer debatet mes Eglës dhe Julit teksa duket që publiku ka mbajtur anën e këtij të fundit duke e shpallur edhe të preferuar.

Ndërsa Romeo edhe pse ka nisur flirtet dhe pëlqimet e para me Heidin, Pamfleti e ka paralajmëruar para nisjes së show-t televiziv që produksioni ka angazhuar “mekanizmat” e veta për ta shpallur fitues për dy arsye ose për njërën prej tyre: Lidhja e shumëpërdorur me producenten Lori Hoxha dhe humbja e ‘BBV 2’ nga vëllai i tij Donald Veshaj.

 

Lini një Përgjigje