
Ditën e sotme, opinionisti i “Big Brother Vip 2” Arbër Hajdari ka ‘hapur zemrën’ dhe ka rrëfyer gjithçka nga jeta e tij. Ai ka ndarë me publikun një histori nga fëmijëria e tij dhe tregon se ka shpëtuar mrekullisht pasi sëmundja për pak i mori jetën.
“Fëmijërinë time e mbaj mend të ndarë në dy pjesë. Një pjesë ajo e fillimit kur kalove disa vështirësi me shëndetin dhe gjithmonë si ai djali i vogël i shtëpisë që më shikonin me sy ndryshe duke treguar më tepër kujdes për shkak dhe të asaj që kisha kaluar”, shprehet Arbri.
“Unë historinë e vërtetë e mora vesh kur u rrita. Ka qenë një infeksion, në atë kohë ju e dini si ka qenë niveli i mjekësisë në Shqipëri, për të cilën prindërit gati sa nuk më humbën, pasi mjekët u dorëzuan aso kohe. Disa vite kalova në spital, e më pas Zoti kishte vendosur që mos të më merrte aq herët. Unë mbaj mend vetëm këtë periudhën që përmenda, që isha fëmija që duhet të kujdeseshin gjithë kohës”, përfundon ai.
I përlotur, Arbër Hajdari ka treguar gjithashtu se edhe nëna e tij vuan prej 20 vitesh nga një sëmundje e rëndë dhe ka përjetuar disa herë vdekje klinike.
“Mami nuk ishte thuajse asnjëherë me ne në festa apo raste. Edhe babi po ashtu nuk ishte se ishte me mamin, e shoqëronte pas vizitave. Ky kalvar na bëri të brishtë edhe me njerëzit që vuanin, por më të fortë për të përballuar në jetë. Mamit i ka ndodhur edhe vdekje klinike disa herë. Ajo na tregonte që na kishte parë në ëndërr që i thonim “Mos ik tani se është shumë herët”, tha opinionisti.
Lini një Përgjigje