TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Shtator 2023, 08:14

Ava Max poston foto nga vendi i origjinës: Dua të jem në Shqipëri tani

Shkruar nga Pamfleti

Ava Max poston foto nga vendi i origjinës: Dua të jem në

Këngëtarja shqiptare Ava Max i ka bërë krenarët shqiptarë kudo anë e mbanë globit me sukseset e saj. Së fundmi, aurorja e hitit “Sweet but Psycho” ka shpërndarë me ndjekësit e saj disa fotografi të plazheve të bukura të Shqipërisë, ku ka shprehur dëshirën për të qenë aty.

“Dua të jem në Shqipëri në këtë moment”, shkroi Ava Max në mbishkrimin e këtij postimi në InstaStory.

Në një intervistë për Telegrafin të dhënë para dy vitesh, Ava Max kishte folur për dëshirën e madhe për ta vizituar vendin e saj.

“Ndjehem sikur e kam thënë tani për vite me radhë dhe i kam thënë vetës hajde pra, është koha të shkoj atje! Kështu që po – premtoj se do të vij në Shqipëri. Prejardhja ime është shumë e rëndësishme për mua dhe atë se kush jam tani. Prindërit e mi u zhvendosën këtu nga Shqipëria dhe ma kanë ngulitur këtë krenari të pabesueshme për vendin tonë. Mezi pres të vij”, ka thënë Ava.

Ava Max poston foto nga vendi i origjinës: Dua të jem në

ava max shqiperi

Lini një Përgjigje