TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Prill 2023, 18:38

Ashpërsohet debati në “Big Brother”, Luizi i derdh Ronaldos në kokë salcën e domateve

Shkruar nga Pamfleti

Ashpërsohet debati në “Big Brother”, Luizi i derdh

Ashpërsohet debati në “Big Brother” mes Luizit dhe Ronaldos.

Ronaldo ditën e djeshme e bëri shtëpinë me miell, pasi u revoltua nga një rreng që Jori, Dea dhe Keisi i ngritën atij.

Tre vajzat i hodhën miell në shtrat Ronaldos, ndërsa ai për t’ia kthyer në të njëjtën mënyrë, hodhi miell në dhomën e gjumit, në dhomën e ndenjjes, e më pas në të gjithë shtëpinë.

Ai madje debatoi ashpër edhe me Nitën, pasi mendoi që kjo e fundit mund të ishte e përfshirë në rrengun që Jori, Dea dhe Keisi i ngritën atij. 

Pas Nitës, Ronaldo u grind edhe me Luizin, pasi ai e “urdhëroi” të pastronte shtëpinë.

Pikërisht debati që ata të dy patën për pastrimin e shtëpisë, dyshohet se shtyu Luizin sot që t’i hidhte salcë domatesh Ronaldos në kokë.

Pas këtij incidenti, Ronaldo ulëriti sepse nuk e kishte mendjen në momentin që Luizi u afrua me salcë në dorë, e më pas ai shkoi të bënte dush.

 

ronaldo luizi bbv

Lini një Përgjigje