TAGS-AT E JAVËS

Showbiz11 Korrik 2025, 15:37

Arrestimi i Noizyt, reagon zëdhënësi i Prokurorisë së Zvicrës: U ndalua për dhunë

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Noizyt, reagon zëdhënësi i Prokurorisë së

Pas arrestimit të shtunën e kaluar (më 5 korrik) nga policia zvicerane në aeroportin e Zyrihut, për reperin e njohur shqiptar Noizy është kërkuar masa e paraburgimit.

Sipas medias zvicerane në shqip Le Canton27.ch, arrestimi i tij u bë me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për “Krime të Rënda të Dhunshme”, e cila ka njoftuar se 38-vjeçari akuzohet për disa vepra penale.

Por pas gati një jave, duket se gjërat kanë ndryshuar në favor të reperit shqiptar.

“Gjykata për masa shtrënguese kishte urdhëruar paraburgimin ndaj personit që përmendët, por ndërkohë Prokuroria ka mundur ta lirojë atë nga paraburgimi.” ka deklaruar sot për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch, Erich Wenzinger, zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të Lartë Publik dhe Departamentit të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme.

Nga ana e tij, Noizy ka paralajmëruar rikthimin me koncerte. Të parin pas incidentit, ai do ta mbajë në jug të Shqipërisë, të shtunën. 

 

noizy zedhenesi i prokurorise zvicer

Lini një Përgjigje