TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Gusht 2024, 16:39

“Arkimedi dhe Rigelsi më ngritën kurth”, Medi Iseni flet për herë të parë pas sherrit me dy këngëtarët shqiptarë! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Arkimedi dhe Rigelsi më ngritën kurth”, Medi Iseni flet

“Tik-tok”-eri, Medi Iseni ka publikuar një video, për herë të parë pas sherrit me këngëtarin shqiptar Noizy. Ai shihet me plagë të pashëruara në fytyrë, ndërsa sytë i duken ende të nxirë nga goditjet.

Në video deklaratën e tij, ai dha detaje të reja, për sa i përket skemës së cilës u përdor për ta dhunuar. Ai pretendon se i është ngritur kurth nga Noizy dhe Stresi. Më tej ai shton se makina e tij është larguar me qindra metra larg club-it ku ka shkuar dhe se asnjë nuk e ka ndihmuar atë dhe kunatin e tij pas dhunimit.

Si Sali Lushaj, si Rigels Rajku, si Arkimed Lushaj, më keni prerë në besë. 12 vetë më kanë goditur. Kam mundur të jem i vdekur aty, unë edhe kunati. Tek clubi në Pejë sigurimi ma ka mbyllur derën për të hyrë brenda, çdo gjë ka qenë e planifikuar, Rigelsi as lekët e koncertit nuk i ka marrë sepse ka dalë direkt.

Paratë e koncertit ia ka falur sigurimit, për të më bllokuar mua dyert. Makina ime nuk është lënë para derës por e kanë dërguar 500 metra më larg. Nuk më thirrën as ambulancën për ndihmë, as policinë. Burrëria nuk i ka këto gjëra.

Mirë po thoni që ju kam sharë, paskam gabuar, por nuk prehet njeriu në besë ashtu o shok. Je aq burrë, që thua se je aq burrë, për një të sharë dil kap por në mënyrë burrërore. Rigels Rajku ka qenë 30 herë në Zvicër, por pse nuk më doli atje për të ma bërë pritën”, deklaroi ai.

Lini një Përgjigje