TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Gusht 2024, 12:00

Alma Bektashi rrëfen për tradhtinë e të shoqit: E mësova nga portalet

Shkruar nga Pamfleti

Alma Bektashi rrëfen për tradhtinë e të shoqit: E

Këngëtarja Alma Bektashi ka rrëfyer detaje nga mënyra sesi e ka mësuar tradhtinë e tashmë ish-bashkëshortit të saj.

Në një intervistë të dhënë për “Sol”, Alma tregoi se edhe pse kishte pasur dyshime, edhe pse kishte dëgjuar zëra për atë që po ndodhte, lajmin e kishte mësuar nga portalet.

“Nuk e toleroj mosrespektin, gjërat që nuk janë të shëndetshme në një lidhje. Duke qenë kategorike, 0 tolerancë për tradhtinë kam marrë vendimin. E kam marrë vesh nëpërmjet portaleve. Kisha dyshime, kisha dëgjuar, por nuk u besoj pa i parë gjërat vetë asnjëherë. Është e vështirë kur je profesoreshë, në koncerte, spektakle, edhe në kështu rastesh pres mirëkuptim në mënyrë absolute. Por duke e parë që luhatet në familje besimi, nuk besoj që duhet të fal…Mund të kem edhe kritika nga publiku, por pa kaluar në lëkurën tënde, nuk e kupton,“-tha këngëtarja.

Kujtojmë se këngëtarja i ka dhënë fund në vitin 2021 martesës me bashkëshortin e saj Sokol Stafa, pas 25 vitesh martesë, pasi ai nisi një lidhje dashurie me një psikologe 20 vite më të re.

alma bektashi tradhtia portale

Lini një Përgjigje