
Aktori Albano Bogdo është përlotur spektaklin e mbrëmshëm të “Ferma VIP”.
Ai rrëfeu gjithë përvojën e tij në fermë, ku përmendi me shumë dashuri gjithë pjesën tjetër të fermerëve.
“Unë nuk e kam pasur të lehtë aty brenda, unë vuaj shumë nga ankthi. E kam pasur të tmerrshme të jetoj aty brenda 75 ditë. Je aq afër lirisë, por edhe aq larg. Malli për mamanë, se unë nuk jetoj dot, nuk marr frymë nëse nuk takoj mamanë ditë për ditë. Mbi 70 ditë pa e takuar, pa ditur asgjë për të, as kush po e ndihmon, as se ça po bën, asgjë.
Isha betuar që nëse unë dal i papreferuar nga publiku nuk do ta bëj sfidën, por fati më vuri përballë dy njerëzve që unë doja më shumë dhe në krahun tjetër kisha Xhesin, e cila kishte bërë 5 sfida, ishte e 6-ta, nuk dija çfarë të bëja. Ishin gjithë këto elementë bashkë, pastaj javën tjetër doli dhe Xhesi.
Falënderoj me shpirt Again për këtë mundësinë e mrekullueshme që më ka dhënë. Kam njohur kaq shumë njerëz të mirë aty brenda: Robert Berishën, Egzon Berishën, Ditea Berishën, Marianën e njihja më është bërë si nënë e dytë, Çiljeta si motër e madhe, Artemisa vajzë e mrekullueshme, me Nikon kam folur sot 5 orë në telefon dhe shumë të tjerë”, tha Albano.
Lini një Përgjigje