
Olsi Bylyku ka publikuar në Instastory një fletë-thirrje ku në të cilën thuhet se është paditur nga televizioni "Top Channel".
Në dokumentin e publikuar nga këngëtari, shkruhet se Top Channel e ka paditur aktorin për shkaktim dëmi.

Ndërsa aktori krahas fotos ka shkruar me ironi se ky veprim nga Top Channel është gabim i madh.
Kujtojmë se, pas largimit nga shtëpia e "BBV", Olsi ka sulmuar jo pak herë televizionin se e nxorri padrejtësisht nga formati. Madje, edhe në këngën e tij të fundit të publikuar dy ditë më parë, përmend largimin nga "Top Channel".
Në një postim në Instagram, ai u ka treguar me ironi ndjekësve se ka mbetur pa punë dhe në mes të 4 rrugëve pas mbylljes së Klanifornias dhe pasi e nxorën nga BBV.
Lini një Përgjigje