TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Prill 2024, 17:39

I “vendosin flakën” Instagramit me videon në dush, Wanda Nara dhe Mauro Icardi sfidojnë censurën

Shkruar nga Pamfleti

I “vendosin flakën” Instagramit me videon në dush, Wanda

“Do të vdes dhe nuk më thonë”. Kështu u ankua Wanda Nara tek Icardi pasi mësoi për sëmundjen e saj të rëndë, leuçeminë. Nga ai moment dramatik kanë kaluar disa kohë, mjekime dhe kontrolle mjekësore strikte, pa u dekurajuar.

Përkundrazi, gruaja dhe agjentja e sulmuesit argjentinas të Galatasaray nuk ka lënë asnjë angazhim profesional pas dore. Madje as ekperimentin e suksesshëm si këngëtare, tashmë. Wanda Nara ka ndarë një pamje paraprake të videoklipit të këngës “Amor Verdadero”, në të cilën sfidon censurën në Instagram duke luajtur në një skenë shumë “hot” në dush, me bashkëshortin e saj, futbollistin Mauro Icardi.

Pamjet seksi në dush të Wanda Narës dhe Icardit, të cilët e shpërndanë edhe videon, bënë bujë në rrjetet sociale dhe nuk u censuruan nga Instagrami. “Nëse jam e sinqertë me ju, jeta ime është e plotë. Jam shumë afër vdekjes nga dashuria”, – ka shkruar Wanda Nara. Gruaja dhe agjentja e Mauro Icardit, së fundi ka triumfuar me këngë si ‘Money’, ‘O bicho vai pega’ dhe ‘Bad Bitch’.

I “vendosin flakën” Instagramit me videon në dush, Wanda

Në “Amor Verdadero”, Wanda Nara dhe Mauro Icardi janë portretizuar në situata të përditshme. Fillimisht ajo e zgjon sulmuesin me puthje, më pas të dy kënaqen me një dush të nxehtë ku pasioni është në kulmin e tij. Më tej portretizohen, teksa përgatisin mëngjesin, pastaj lojtari i Galatasaray shihet mbi kalë dhe ndez një zjarr në fshat.

Icardi i bën edhe foto gruas së tij me një ‘Polaroid’. Në fund të paraqitjes së shkurtër shfaqet një pllakë e zezë me shkronja të bardha, e cila sqaron: “Amor verdadero, Wanda Nara dhe Mauro Icardi”. Një tjetër diçiturë paralajmëron autorësinë e këngës: “Shkruar nga Wanda Nara”.

Në një “storie” në Instagram, Wanda Nara zbuloi se në fund të videoklipit me Mauro Icardin do të ketë një surprizë, teksa i ftoi të gjithë ndjekësit të hamendësojnë. “Në fund të videos me Mauro Icardin kemi një surprizë, a mund ta imagjinoni çfarë është?” – ka shkruar Wanda, duke shtuar “emoji” e dy zogjve që dalin nga një vezë.

mauro icardi sulmuesi i galatasaray wanda nara

Lini një Përgjigje