Aktorja Delinda Disha ka njoftuar se do të kandidojë për kryetare të Bashkisë së Tepelenës në zgjedhjet e 9 nëntorit
“Mirëmëngjes miq! Nga sot jam e lumtur të ndaj me ju lajmin si kandidate e pavarur për kryetare në Bashkinë Tepelenë! Me respekt, Delinda Zhupa Disha”, shkroi Disha në një postim në Instagram Story.
Ajo bëhet kështu kandidatja e dytë nga fusha e aktrimit që merr pjesë në zgjedhjet pjesshme vendore, pas Florian Binajt që kandidon për Bashkinë e Tiranës.
Përtej medias, Delinda Zhupa Disha është një emër i njohur për publikun shqiptar për shkak të karrierës së saj si aktore humori. Ajo ka qenë pjesë e trupës së spektaklit “Portokalli” për disa sezone, ku u bë e njohur me rolet komike, si dhe ka marrë pjesë në projekte të tjera televizive si “Klanifornia”, duke spikatur me interpretimin dhe energjinë e saj në skenë.
Gjatë viteve, Delinda ka ndërtuar një profil të larmishëm, duke kaluar nga arti dhe media në angazhimin qytetar. Tashmë, ajo duket e vendosur të sjellë përvojën e saj në shërbim të komunitetit të Tepelenës, me synimin për të kontribuar pozitivisht në zhvillimin e qytetit.
Lini një Përgjigje