
Baby G është mërzitur për shkak të situatës mes saj dhe Albanos dhe një romance konfuze që duket se ka nisur mes tyre. Këngëtarja nuk është çuar nga shtrati, ndërsa Çiljeta dhe Ditea i qëndruan pranë.
Çiljeta i tha se nuk është faji i saj dhe çdo gjë do të kalojë. Nga ana tjetër, Ditea i tha se ajo po sillet sikur “ka dalë dje në jetë”.
Fermerja i tha se ajo nuk duhet ta besonte, por tani kjo gjë ndodhi. Dje gjatë spektaklit, u shfaq një klip mes Albanos dhe Baby G teksa puthen gjatë qëndrimit tek “Njëshi”. Albano tha se nuk është një lojë mes tyre dhe se ishte një moment dobësie kur i shprehu ndjenjat Baby G.
Çiljeta: Çohu se nuk ke faj ti këtu.
Ditea: Faj kanë të dy.
Çiljeta: Ka faj për gjëra të tjera kjo.
Ditea: Po dhe ajo e kupton fajin.
Çiljeta: Një njeri kur të do, të ruan. Ai që pretendon dashuri tamam pret edhe 10 ditë.
Ditea: Po si mund të pretendosh dashuri këtu brenda?! Tani shpirt i kupton gjërat dhe ti.
Baby G: Po, po dashuri, çfarë dashurie?
Ditea: Nuk e di situatën, po ti sikur ke dale dje në jetë mi shpirt?
Baby G: Po mi shpirt, ama tjetri erdhi më tha ‘të dua’, nuk më tha pëlqim, por ‘të dua’.
Ditea: Po mire, ti e merr kaq shumë seriozisht?
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje