TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 5 Shkurt 2026, 12:12

A do të ketë sërish zarf të zi në "Big Brother Vip"? Miri ofendon rëndë Kristin nga familja

Shkruar nga Pamfleti

A do të ketë sërish zarf të zi në "Big Brother

Pamje të rënda janë publikuar ditën e sotme në rrjetet sociale, ku në qendër të vëmendjes është banori Miri dhe gjuha e përdorur prej tij ndaj Kristi Lamajt.

Debati mes dy banorëve u zhvillua me tone të tensionuara, por situata mori tjetër rrjedhë në momentin kur Miri u largua nga biseda.

Pikërisht atëherë, sipas videos që po qarkullon gjerësisht në rrjet, ai dëgjohet duke folur me zë të ulët një frazë fyese, “Të q*fsha robt” dhe duke ofenduar drejtpërdrejt familjen e banorit tjetër.

Pamjet kanë nxitur reagime të menjëhershme nga publiku, i cili i ka cilësuar të papranueshme fjalët e përdorura dhe ka kërkuar ndërhyrje nga produksioni i “Big Brother”.

Ndjekësit kanë bërë thirrje për masa disiplinore, duke përmendur zarfin e zi ose edhe skualifikimin e Mirit nga gara, për shkelje të kodit etik dhe gjuhë fyese ndaj familjarëve. Situata pritet të sjellë reagim zyrtar nga “Vëllai i Madh”.

 

Lini një Përgjigje