TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Qershor 2025, 11:43

“A do dashuroheshe me një rrogëtar?”, Lei Kraja: Kam kërkesa

Shkruar nga Pamfleti

“A do dashuroheshe me një rrogëtar?”, Lei Kraja: Kam

Moderatorja Lei Kraja, ka bërë së fundmi një bashkëbisedim virtual me 230 mijë ndjekësit e saj në “Instagram”.

“Më dërgoni mesazhe anonime”, ishte kutia që Lei la për ndjekësit e saj në “Instastory”.

Fansat nuk i kanë kursyer pyetjet për moderatoren, pasi kanë qenë kuriozë si për jetën e saj personale, ashtu edhe profesionale.

Dikush i ka bërë një pyetje në lidhje me personin që Lei mund të dashurohet.

“A do ishe dashuruar me një njeri të thjeshtë, që s’ka famë, s’ka ekonomi të lartë, s’ka kushte, thjesht 1 njeri me 1 rrogë, si shumica?”, ishte pyetja që iu drejtua moderatores.

Kjo e fundit nuk ngurroi që t’i përgjigjej dhe e lidhi me kërkesat që ajo fillimisht ka nga vetja e saj.

“Do ta jap kështu përgjigjen: Unë për veten time kam kërkesa. Nuk ia lejoj vetes sime që të kem vetëm një rrogë. Duhet të bëj shumë gjëra nga ana e punës, në mënyrë që të kënaqem ashtu siç duhet. Punoj online, në Instagram, në projekte”, u shpreh Lei Kraja.

lei kraja rrogetar

Lini një Përgjigje