
Qytetarët e Republikës së Kosovës, që jetojnë jashtë vendit dhe janë regjistruar me sukses për të votuar në përfaqësitë diplomatike, do të kenë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e votës nesër, më 27 dhjetor 2025.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ata mund të votojnë duke përdorur: letërnjoftim, pasaportë ose leje drejtimi (patenta) të Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe dokumentet me afat të skaduar, sipas vendimit të KQZ-së.
“Kujdesi për të ushtruar të drejtën tuaj të votës është i rëndësishëm. Zëri juaj ka rëndësi. Merrni pjesë në votim!”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Lini një Përgjigje