TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Shtator 2023, 10:58

Vrasja e policit në veri të Kosovës, SHBA dënon sulmet; Serbia të nxjerrë autorët para drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e policit në veri të Kosovës, SHBA dënon sulmet;
Ambasadori Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se SHBA i dënon ashpër sulmet e dhunshme dhe të orkestruara ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm.

Hovenier tha se Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e sundimit të ligjit në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Më tej, Hovenier ka shtuar se autorët duhet të sillen para drejtësisë dhe ka shprehur ngushëllime për familjen e rreshterit të Policisë së Kosovës.

“Dënojnë ashpër sulmet e orkestruara, të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Autorët duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi dhe do të sillen para drejtësisë. I shpreh ngushëllimet në emër të Shteteve të Bashkuara familjes për vdekjen e rreshterit të Policisë së Kosovës të vrarë në krye të detyrës”, shkruan Hovenier.

Edhe ambasada e SHBA-ve, ka lëshuar një deklaratë ku ka dënuar këtë ngjarje tragjike.

"Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm sulmet e orkestruara, të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm të 24 shtatorit. Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e sundimit të ligjit sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Ne e njohim dhe respektojmë rolin e saj si reagimi i parë në situata emergjente dhe krize. Ne vlerësojmë koordinimin e vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës, Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhe Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR), sipas rastit. Ne po e monitorojmë situatën nga afër dhe i dënojmë këto akte të dhunshme ndaj autoriteteve legjitime të Republikës së Kosovës. Autorët duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi dhe do të dalin para drejtësisë. Ata duhet të ndërpresin menjëherë sulmet e tyre. Në emër të Shteteve të Bashkuara, Shpreh ngushëllimet e mia të thella për vdekjen e rreshterit të Policisë së Kosovës i cili u vra në krye të detyrës. Gjithashtu përcjell urimet e mia për shërim të shpejtë për dy oficerët e plagosur.", thuhet në postimin e Ambasadës.

shba sulm serbia kosove polic

Lini një Përgjigje