TAGS-AT E JAVËS

Kosova 7 Shkurt 2024, 10:50

Vrasja e Liridonës / Avokati: Naim Murseli tha se nëse zbulohej, njihte njerëz të fuqishëm që ta nxirrnin nga burgu

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Liridonës / Avokati: Naim Murseli tha se nëse zbulohej,

Dëshmitë e të arrestuarve për vrasjen e Liridona Ademajt po zbërthehen në detaje, ndërkohë që ditë pas dite zbulohen të reja që lidhen me çështjen.

Avokati Tom Gashi ka zbuluar të tjera detaje që vijnë nga dëshmitë e të përfshirëve në këtë krim, edhe pse shpesh herë ato kanë qenë kontradiktore me njëra tjetrën.

Sipas avokatit, bashkëshorti i Liridonës, i cili e ka planifikuar vrasjen e saj, mund të jetë duke fshehur persona të tjerë të përfshirë.

Gashi gjithashtu ka thënë se një prej dëshmitarëve ka treguar se Naim Murseli ka qenë i sigurtë se edhe nëse zbulohej do të mund të dilte nga burgu me ndihmën e miqve të tij me pushtet.

“Ata mendojnë dhe besojnë që me ndryshimin e deklaratave mund t’ja lehtësojnë vetes këtë pozicion që kanë, në këtë çështje kaq të rëndë penale dhe pozicioni i tyre është mjaft i rëndë. Provat kryesore lidhin porositësin e vrasjes, që fatkeqësisht është bashkëshorti i saj dhe që vrasja duket që është kryer në prezencë të tij dhe të fëmijëve. Naim Murseli e ka planifikuar vrasjen që para një viti dhe është jashtëzakonisht e trishtueshme dhe e rëndë, që dikush të ketë një tru të tillë kriminel që të realizojë një vrasje të asaj që ka dy fëmijë dhe që ka qenë i martuar për 12 vite.

Motivi ndoshta nuk do bëhet asnjëherë publik sepse Naim Murseli e di që nëse bëhet publike motivi, ndoshta mund të përfshijë dhe persona të tjerë. Nëse Naim Murseli është duke fshehur persona të tjerë që mund të jenë shtysë në këtë vrasje, ai e ka kuptuar që me këtë vrasje, nuk ka asnjë person në rruzullon tokës që mund ta mbrojë, e le më personat e tjerë. Këto deklarime kanë dalë nga ekzekutori se Naimi i ka thënë që nëse zbulohesh që ai është vrasësi, ai ka lidhje me persona të fuqishëm dhe që fare lehtë mund ta nxjerrë nga burgu.

Janë thënë që telefonat e tyre nuk janë gjetur. Ne e dimë si në Kosovë, si në çdo vend tjetër në momentin e parë që ka vrasje të tilla, atë pjesë kryesore janë edhe telefonat. Sepse telefonat mund të zbulojnë shumë gjëra, por është e çuditshme që as telefoni i Liridonës as i Naimit nuk janë gjetur”, ka treguar avokati Tom Gashi për Top Channel.

naim murseli liridona ademaj

Lini një Përgjigje