Mbahet sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Kjo është seanca parë e vitit 2026 e cila pasohet nga video dhe incizime që sipas prokurorisë, janë gjurmë të lëna nga autorët potencial të krimit.
Mes pamjeve të prezantuara ishin edhe momente nga darka e Liridonës me familjen, si dhe lëvizje që ndërlidhen me të akuzuarin Granit Plava.
Sipas aktakuzës, vrasja dyshohet të ketë qenë e planifikuar. Prokuroria tha se ekzistonte marrëveshje që krimi të kryhej nga Granit Plava në këmbim të 30 mijë eurove, ndërsa arma dyshohet se ishte siguruar nga Naim Murseli përmes Kushtrim Kokallës.
Gjatë procesit gjyqësor, organi i akuzës ka paraqitur prova materiale dhe pamje filmike nga momentet para dhe gjatë ngjarjes, të cilat janë përfshirë në dosjen e rastit.
Lini një Përgjigje