Protesta e sotme në veri të Kosovës vijon pa incident. Protestuesit serbë të cilët janë mbledhur pranë selisë komunale në Zubin Potok kanë vendosur flamurin e tyre përballë ndërtesës së komunës, pak minuta pasi Policia zhvendosi flamurin e Kosovës në një kat më sipër.
Si paraqitet situata në veri të Kosovës?
Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.
Lini një Përgjigje