TAGS-AT E JAVËS

Kosova22 Dhjetor 2025, 15:41

Vijon modernizimi i Ushtrisë së Kosovës, FSK-ja pajiset me armë antitank nga Gjermania

Shkruar nga Pamfleti

Vijon modernizimi i Ushtrisë së Kosovës, FSK-ja pajiset me

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) pritet së shpejti të pajiset me armatim antitank të prodhimit gjerman “Panzerfaust 3”, duke shënuar një tjetër hap në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Burime brenda Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës kanë konfirmuar për se procedurat për blerjen e këtyre pajisjeve janë përfunduar dhe se dorëzimi i armëve për FSK-në pritet të realizohet në periudhën e afërt.

Sipas të njëjtave burime, sistemi “Panzerfaust 3” do të rrisë ndjeshëm aftësitë e njësive tokësore të FSK-së për përballimin e kërcënimeve të blinduara.

Ky zhvillim vjen vetëm një javë pasi Kosova njoftoi se ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare me kompaninë amerikane AM General për blerjen e sistemeve moderne të artilerisë mobile “HUMVEE Hawkeye 105mm Howitzer”.

Marrëveshja synon modernizimin e artilerisë dhe rritjen e mobilitetit operacional të FSK-së. Autoritetet kosovare kanë theksuar se këto investime janë pjesë e planit afatgjatë për transformimin dhe modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me standardet e NATO-s dhe në funksion të rritjes së sigurisë dhe stabilitetit në vend.

Lini një Përgjigje