
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se edhe këtë vit, do të jepen nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët.
Vendimi vjen vetëm 4 ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas Kurtit, kjo mbështetje do të shpërndahet para natës së Vitit të Ri.
“Me 28 dhjetor fitojmë bindshëm dhe festojmë, pastaj me 29 dhjetor gëzohen të gjithë fëmijët e pensionistët. Sepse me fitoren tonë, Viti i Ri vjen më herët”, ka shkruar ai.
Kryeministri thekson se mosvotimi i buxhetit nga opozita ka vështirësuar punën, por qeveria ka bërë të pamundurën që mbështetja të sigurohet edhe këtë vit.
Në fund, Kurti uroi qytetarët: “Urime festat e fundvitit, dhe t’i gëzoni bashkë me familjet tuaja!”.
E pyeti nje gazetar Bill Gates, kush eshte njeriu me i pasur ne bote? Bill iu pergjigj kur shkoj ne nje qytet e doja te merrja nje gazete nuk kisha cash por vetem karte te paguaja. Njeriu i thjeshtye me tha merre gazeten e nuk ka gje se nuk pagove. Prape i ndodhi edhe pas ca vitesh e njejta histori me shitesin e gazetave e ai ia dha prape falas gazeten Mr Bill. Kur Bill u be miliarder e kerkoi dhe e gjeti. Hap gojen i tha shitesit te gazetave kerko c'te duash. Une te mbaj mend i tha ai qe te kam dhene dy here gazete falas. Te japesh kur ke eshte e lehte, por kur s'ke e jep eshte ndryshe. Kur jep para perpara se te mbarosh hallin quhet mite, bribe, ryshfet e denohesh e kur e jep dicka ose para pasi kryen hallin quhet dhurate e respekt. Me duket se ky premtim quhet pisllek.