
Ish-ushtari i KFOR, Kenneth Andersen tregoi kujtimet e tij të luftës së Kosovës. Ai tha se ishte shokuar kur pa rrugët, shtëpitë e djegura dhe njerëzit e plagosur.
Për Andersen gjëja më e vështirë ishte të shikonte të mbijetuarit që kishin humbur shtëpitë e tyre.
“Kur kaluam kufirin kemi parë rrugë të prishura, shtëpi të djegura. Unë kam vënë re që shumë njerëz janë kthyer për ta rindërtuar jetën e tyre atje. Ishte një jetë komplet ndryshe nga ajo që kam parë në Norvegji. Ishte e vështirë se kisha dhe familjen në Norvegji, fëmijët i kisha të vegjël dhe ishte e vështirë në aspektin e përjetimeve. E vështirë ishte të takoje të mbijetuarit që kishin humbur shtëpitë dhe i është dashur ta rindërtojnë jetën e tyre”, tha Andersen në GoodMorining Albania.
Lini një Përgjigje