
Ditën e sotme Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ballafaquar në Kuvend me opozitën e cila e ka kritikuar për marrëveshjen e Ohrit.
Kurti u shpreh se ”Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku po iu duken sikur të jenë aktivistë të dorëhequr të Lëvizjes Vetëvendosje“.
Pas fjalës së Kurtit seanca pleanre vijoi me tensione.
Gjatë debatit ku po diskutohet rreth marrëveshjes së Ohrit është dëgjuar live një sharje, por nuk kuptohet se kush.
“Q*** tradhtarin e nanës”…. u dëgjua të thuhet pasi kryetari i PDK-së përfundoi fjalën e tij në foltore.
Ndërkohë gjatë raportimit në Kuvend për takimin e Ohrit, kryeministri i Kosovës ripërsëriti gatishmërinë për ta firmosur marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të ndërmjetësuar nga BE.
Duke ripërsëritur se ishte Vuçiç ai që nuk e firmosi si në takimin e 27 Shkurtit, ashtu edhe atë të 18 Marsit, Kurti tha se kjo nuk i ul detyrimet ndaj Bashkimit Europian. Kurti tha se pala kosovare mbetet e hapur për ta nënshkruar bashkërisht marrëveshjen.
Lini një Përgjigje