TAGS-AT E JAVËS

Kosova23 Mars 2023, 11:40

Marrëveshja e Ohrit me Serbinë, Kurti flet në Kuvend: Ndërkombëtarët kanë vendosur kushte strikte për ne

Shkruar nga Pamfleti
Marrëveshja e Ohrit me Serbinë, Kurti flet në Kuvend:
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po raporton në Kuvend ditën e sotme për takimin e Ohrit.

Kurti u shpreh se Kosova duhet ta shfrytëzojë sa më mirë dokumentin e ri që ka dalë nga takimet e fundit mes tij dhe Vuçiç me ndërmjetësimin e BE-së.

Ai gjithashtu tha se Kosovës dhe Serbisë i janë vendosur kushte strikte për zbatimin e marrëveshjes.

“Që nga fillimi i mandatit tim jam zotuar që ta riformatoj dialogun në mënyrë që ta shndërroj atë në një proces të rregullimit të marrëdhënieve ndërkombëtare me Serbinë, pra një dialog ku jemi të barabartë dhe të cilin e karakterizon simetria.

Që nga 9 shtatori kur na u prezantua drafti i propozimit franko-gjerman, kemi hyrë në formatin e ri të dialogut. Kjo gjë u pat paralajmëruar në takimin e 18 gushtit atëherë kur pika e parë e agjendës ishte korniza e përgjithshme e marrëveshjes.

E për herë të parë që nga fillimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë normalizimi i plotë nuk është pjesë e premtimeve verbale, por i atyre me shkrim. Tuneli është ende i gjatë por unë besoj se atij po i vije fundi. Kontinenti jonë është në luftë dhe askush nuk e di se çfarë sjell e ardhmja dhe deri kur mund të shkojë kriza botërore.

Aleatët tanë kanë vendosur një kornizë me kushte stritke ndaj nesh dhe Serbisë në mënyrë që t’i lëmë prapa dallimet si prioritet të parë në kontekstin e caktuar për t’i ndihmuar interesit të tyre për një siguri kolektive dhe paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor e cila është në një linjë me vlerat e NATO-s. Sinqerisht aleatët tanë duan ta sjellin Serbinë drejt Evropës, se a do ta arrijnë një gjë të tillë unë nuk kam shumë shpresë”, u shpreh Kurti ndër të tjerash.

Lini një Përgjigje