TAGS-AT E JAVËS

Kosova23 Mars 2023, 12:33

Pakti i Ohrit, Kurti në Kuvend: SHBA-BE na kanë dhënë garanci!

Shkruar nga Pamfleti
Pakti i Ohrit, Kurti në Kuvend: SHBA-BE na kanë dhënë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ‘dhënë llogari’ në Kuvend në lidhje me takimin që pati me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Kurti u shpreh se ka marrë garanci nga SHBA dhe BE për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë. Ai nënvizoi se nëse do të ketë bashkëpunim, do të ketë lehtësira për rrugën në BE si dhe mbështetje financiare.

Duhet të ketë njohje reciproke të dokumenteve dhe simboleve shtetërore përkatëse, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat dhe vulat doganore. Do të shkëmbejmë misione të përhershme, në thelb, ambasadat me një emër tjetër.

Serbia i ka pranuar të gjitha këto më sipër, kjo natyrisht është njohje de facto të vendosur në formë të shkruar dhe në një status të pakthyer tashmë sepse Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë garantues për përhershmërinë e saj kohore. Të gjitha këto detyrime janë në fuqi. Shtetet që bashkëpunojnë do të marrin një nxitje në procesin e tyre përkatës të pranimit në BE dhe mbështetje financiare”, theksoi Kurti.

Ai është shprehur se tashmë është e qartë njohja de facto e Kosovës pasi sipas tij, presidenti ka firmosur se pajtohet që kushtëzimi i marrëveshjes të vazhdojë deri në normalizimin e plotë, pra njohje.

Sipas Kurtit asnjë vend nuk mund të thotë që normalizimi i plotë nuk nënkupton njohje. Megjithatë ai paralajmëroi se rruga nuk ka për të qenë e lehtë pasi presidenti Vuçiç do tentojë të bëjë gjithçka.

Me gjithë dijen kapacitetin dhe fuqinë që kemi vendosur se duhet t’i themi po marrëveshjes bazë drejtojë marrëveshje finale sa më parë. Për herë të parë ka një rrugë të qartë për të arritur deri aty edhe pse tashmë është e qartë që njohja de facto është e qartë. Ajo nuk është më pjesë e premtimeve deklarative ose verbale të thëna në mënyrë të paqartë ajo përcaktohet në nenin 6 të kësaj marrëveshje.

Ne e kemi me shkrim që Serbia pajtohet që kushtëzimi të vazhdojë deri në normalizimin e plotë, pra njohje. Nuk ka zyrtar ndërkombëtar, europian dhe amerikan që nuk e thonë që normalizimi i plotë nënkupton njohjen reciproke. Unë nuk pres një rrugë të lehtë, duhet të jemi shumë të vëmendshëm, duhet të jemi shumë vigjilentë, do ketë shumë kurthe. Serbia do bëjë gjithçka që është e mundur duke përfshirë edhe injorimin haptas të marrëveshjes anulimin dhe interpretimin e asaj për të cilën kemi rënë dakord”,-tha kryeministri Albin Kurti.

albin kurti pakti i ohrit

Lini një Përgjigje