Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është përgjigjur kritikave për veshjen dhe memeve në rrjetet sociale, gjatë fjalimit të mbrëmjes së djeshme me gazetarët.
“This barbie is the President (Kjo barbi është presidente)”-ishte fjalimi i presidentes Osmani, pasi u shpreh se është pyetur shpes se pse vishet me ngjyrë rozë.
Fjalimi i saj është bërë viral në rrjet.
Ky fjalim i Presidentes së Kosovës u bë mbrëmjen e 27 dhjetorit në pritjen e fundvitit për mediat, ku falënderoi gazetarët për punën e tyre gjatë vitit.
Ajo u kujdes të falënderonte veçanërisht gazetarët që kanë raportuar nga veriu i Kosovës gjatë kohës kur ndodhën trazirat.
"This Barbie is the President"
— kos_data (@kos_data) December 27, 2023
Kosovo's President Vjosa Osmani concluded her year-end press conference by quoting the Barbie movie. pic.twitter.com/kAjFbF6GkF
Lini një Përgjigje