
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar në Kosovë një batalion të Gardës së Iowas.
Bëhet me dije se ky mision është në mbështetje të operacionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.
“Misioni i tyre primar do të jetë kryerja e operacioneve të drejtpërdrejta ajrore, mbështetja për furnizim me karburant dhe mirëmbajtje për forcat e SHBA-së, koalicionit dhe për forcat e Sigurisë së Kosovës”, ka njoftuar “communityneëspapergroup”.
Aty thuhet se misioni paqeruajtës ndërkombëtar i udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë është një mision i qëndrueshëm që është i përqendruar në stabilitetin lokal dhe rajonal brenda vendit dhe Evropës Lindore.
Ceremonia e dërgimit të komunitetit do të mbahet të premten në Qendrën e Mbështetjes së Aviacionit të Ushtrisë.
Në fillim të viti pritet që Gjermania të dërgojë trupa shtesë në Kosovë ndërsa më herët ka dërguar edhe Britania e Madhe.
1000 trupa shtesë janë dërguar në Kosovë pas ngjarjeve të fundit ku u vra nje polic i Kosovës.
Ndërkohë Kryeministri Albi Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani kanë paralajmëruar sulme të reja si ai i Banjkës në veri të Kosovës.
Qëndrimin e tyre e përsëriti ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Ministri Maqedonci theksoi se Kosova vijon të mbetet e kërcënuar jo vetëm si ai i Banjskës, por edhe nga qasja hegjemoniste e institucioneve të Serbisë në raport me Republikën e Kosovës.
Ai solli në vëmendje se tre nga katër brigadat e ushtrisë serbe janë të vendosura përgjatë kufirit jugor të këtij shteti, pra në kufi me Kosovë.
“Këto 3 brigada kanë një tejzgjatje operacionale përgjatë kufrit me Kosovën. Kjo tejzgjatje paraqitet përmes vendosjes së 48 bazave të përparme operacionale të ushtrisë dhe xhandamërisë gjatë gjithë vijës kufitare.”, tha ai një një intervistë për mediat.
Ministri theksoi se kjo prezencë e ushtrisë serbe përbën rrezik jo vetëm për Republikën e Kosovës, por për të gjithë Ballkanin Perëndimor.
“Ndodhen aty prej vitesh, por janë aty për të kërcënuar, sovranitetin, integritetin territorial të vendit tonë. E kanë shumë të lehtë grupet e armatosura të futen në territorin e Kosovës. Një sinkronizim me qëllim të zhvillimit të një lufte hibride në raport me Kosovën.”
Megjithatë, Maqedonci theksoi se masat nga ana e Kosovës janë marrë.
“Në dy vite kemi një shtrirje të rendit dhe ligjit në veri të vendit. Kjo shtirje është bërë se kemi pasur informacione të vazhdueshme për tentativa të destabilizimit nga organizata terroriste.”
Siç sqaroi ministri, i gjithë territori në veri është krehur nga policia, teksa shtoi se Kosova ka shtrire të inteligjencës thellë në atë zonë.
Lini një Përgjigje