
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka kërkuar “reagim të shpejtë” të komunitetit ndërkombëtar, sipas tij, kundër “politikave të Prishtinës dhe për t’i mbrojtur serbët nga presioni e dhuna brutale”.
Në një takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, Vuçiçi ka thënë se “Albin Kurti duhet t’i tërheqë njësitet speciale, sepse serbët s’do ta pranojnë kurrë pushtimin e tij”.
Ai ka pasur dy kërkesa për QUINT-in.
Ndërkohë NATO ka deklaruar se sulmet e protestuesve serbë ndaj trupave të KFOR-it, janë totalisht të papranueshme.
Të paktën 25 ushtarë të KFOR-it mbetën të plagosur, 11 prej të cilëve italianë, përfshirë 3 në gjendje më të rëndë. Sipas Ministrisë hungareze të Mbrojtjes, 20 të tjerë ishin hungarezë, 7 prej të cilëve thuhet të jenë plagosur në gjendje më serioze.
I ashpër ishte dhe reagimi i kryeministres italiane, Georgia Meloni.
“Kjo që po ndodh është absolutisht e papranueshme dhe e papërgjegjshme. Nuk do të tolerojmë sulme të tjera kundrejt KFOR-it. Është thelbësore të shmangen veprime të njëanshme nga ana e autoriteteve kosovare, dhe që të gjitha palët të bëjnë menjëherë një hap prapa, duke kontribuar në zbutjen e tensioneve”, tha Meloni.Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia kërkoi nga Kosova dhe Serbia që të marrin “përgjegjësinë e plotë” për ngjarjet që ndodhën më 29 maj në veri të Kosovës dhe “të mos fshihen pas narrativëve të rremë”. Ristuccia po ashtu kërkoi nga palët që të parandalojnë “çdo përshkallëzim të mëtejmë”.
“Ata pësuan lëndime të shumta, përfshirë thyerje dhe djegie nga pajisjet e improvizuara shpërthyese dhe mjetet ndezëse”.
Lini një Përgjigje