TAGS-AT E JAVËS

Kosova22 Qershor 2023, 07:53

"Tensionet në veri kurth i Rusisë, pasojat mbi Kosovën"

Shkruar nga Pamfleti

"Tensionet në veri kurth i Rusisë, pasojat mbi Kosovën"

Mark Qehaja, themelues i shoqatës shqiptaro-amerikanë “Skënderbej” u shpreh se lidhja mes Serbisë dhe Rusisë është e padiskutueshme.

Ai theksoi se marrëdhënia e ngushtë e tyre është duke ndikuar drejtpërdrejt te tensionet e krijuara së fundmi në Kosovë.

Rolin e Rusisë e shohim që te veprimi i bazave që ka ngritur në Serbi dhe duke qenë se Serbia është satelit i Rusisë, ka qenë dhe do të jetë gjithmonë me Rusinë dhe ngritja e grupeve që bashkëveprojnë me Serbinë në interes të Rusisë, ndërmjet tyre dhe ambasadorët që kanë pasur takime të shpeshta me udhëheqësit e Serbisë, çdo gjë është ngritur, një prapaskenë, një kurth, për të agravuar situatën në Kosovë, për të arritur deri në përleshje siç ishin ato përleshjet ndërmjet KFOR-it, policisë, gazetarëve. Ato skena ishin të padëshiruara dhe të dënueshme, por ishin veprime që tregojnë taktikën dhe strategjinë e Serbisë,” – u shpreh Qehaja në Euronews.

Situata në veri të Kosovës u tensionua më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe të hyjnë në zyrat komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

tensionet ne veri rusia

Lini një Përgjigje