TAGS-AT E JAVËS

Kosova22 Qershor 2023, 07:20

Tensionet Kosovë-Serbi, Kurti takime urgjente sot në Bruksel

Shkruar nga Pamfleti
Tensionet Kosovë-Serbi, Kurti takime urgjente sot në Bruksel
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të udhëtoj sot drejt Brukselit për të marrë pjesë në takimin e thirrur nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës.

“Nesër do të udhëtoj nga Roma për në Bruksel, duke konfirmuar pjesëmarrjen time në dialogun e nivelit të lartë të thirrur nga përfaqësuesi i lartë Borrell. Do të insistoj në lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve [të Kosovës] që po mbahen peng nga Serbia, shtensionimin e situatës dhe normalizimin e raporteve”, shkroi Kurti në Twitter.

Dy liderët e Kosovës dhe Serbisë do të udhëtojnë në Bruksel dhe msohet se do të kenë takime të ndara me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Bashkimi Evropian deri në këtë moment nuk ka ende mundësi për të konfirmuar se kur do të zhvillohet takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, apo a do të zhvillohet fare ky takim gjatë kësaj jave.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për çështje të politikës së jashtme dhe të sigurisë, Peter Stano, gjatë një konference për gazetarë në Bruksel ka thënë se akoma palët formalisht nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim, prandaj ai as nuk mund të saktësojë ditën dhe as kohën kur takimi mund të ndodhë.

Në BE vazhdojnë të përsërisin thirrjen për takim në mes të këtyre dy liderëve në mënyrë që ata të dëshmojnë se janë në gjendje të mbajnë përgjegjësi dhe të kërkojnë rrugëdaljen nga situata e tashme.

Bashkimi Evropian ka përsëritur se mospërgjigjja ndaj këtyre thirrjeve do të ketë pasoja për të dyja palët.Për momentin, në BE shpresojnë se deri te takimi do të vijë, por akoma nuk kanë mundësi që një gjë të tillë ta konfirmojnë.

kurti bruksel

Lini një Përgjigje