TAGS-AT E JAVËS

Kosova21 Qershor 2023, 22:47

Qeveria e Kosovës tërhiqet përballë shkeljeve, i rikthen licencën “Klan Kosovës”

Shkruar nga Pamfleti

Qeveria e Kosovës tërhiqet përballë shkeljeve, i rikthen

Qeveria e Kosovës është dorëzuar përballë shkeljeve të Devollëve, pasi i ka rikthyer licencën “Klan Kosovës”. Edhe pse dolën fakte që është një televizion i lidhur me serbët, duket se ekzekutivi është dorëzuar.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) njofton se Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), ka shfuqizuar vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova.

"Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) ka lëshuar vendim zyrtar, me të cilin ka njoftuar se përfaqësuesi i autorizuar i Shoqërisë Tregtare Klan Kosova Sh.P.K. ka dorëzuar kërkesën për plotësim dokumentacioni dhe se me këtë rast ARBK-ja ka bërë shfuqizimin e vendimit të saj për suspendmin e certifikatës së biznesit", thuhet në njoftim.

Drejtoria e ARBK-së zyrtarisht ka njoftuar se kështu, kanë ndryshuar rrethanat faktike mbi të cilat ishte marrë vendimi i javës së kaluar për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, duke dhënë vlerësimin e ri se ai vendim tash është shfuqizuar.

Vendimin e sotëm, ARBK-ja e ka përcjellur në Komisionin e Pavarur për Media (KPM) dhe në Klan Kosova.

Më 14 qershor Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ngriti kallëzimin penal ndaj Shoqërisë Tregtare, Klan Kosova me “pretendimin se në certifikatën e biznesit, te ndërrimi i pronarëve, figuron Pejë - Serbia dhe Gjakovë - Serbia”.

ARBK-ja në bazë të akteve ligjore mori vendim që të pezullojë çertifikatën e biznesit televizionit Klan Kosova, deri në një vendim tjetër. Komisioni i Pavarur për Media pas këtij vendimi i dha afat prej 30 ditëve televizionit Klan Kosova, që të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm të biznesit në ARBK.

klan kosva licenca kurti

Lini një Përgjigje