TAGS-AT E JAVËS

Kosova16 Qershor 2023, 19:26

Tensionet në veri, arrestohet një prej huliganëve serb që sulmoi gazetarët

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në veri, arrestohet një prej huliganëve serb që

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka njoftuar se njëri nga kriminelët e dyshuar për sulmin ndaj gazetarëve më 29 maj, është arrestuar sot.

Sveçla ka thënë se i arrestuari është Nemanja Vllaskovic dhe i njëjtë dyshohet për sulmin ndaj gazetarëve të mediumit Kallxo.

Ai tha se nuk do të ketë kompromis me kriminelët, teksa shtoi se të gjithë ata që kanë kryer sulme do të vihen përballë përgjegjësive.

Një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo në Leposaviq me datë 29 maj, sapo është arrestuar. Nemanja Vllaskovic do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera ndaj gazetarëve tanë. Të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë, kjo nuk ka alternativë. Vazhdojmë, të përkushtuar, për drejtësi e pa kompromis kundër milicisë fashiste”, ka njoftuar ministri.

Për këtë arrestim ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, ku thuhet se i dyshuari kishte sulmuar gazetarët e disa mediume më 29 maj.

Si i rezultat i punës dhe hetimeve intensive të njësiteve policore, është arritur të identifikohet një person i dyshuar i cili me datë 29 maj 2023 në Leposaviq, kishte sulmuar gazetarët e disa mediumeve. Pas sigurimit të dëshmive dhe identifikimit të personit të dyshuar (mashkull serb), i njëjti është arrestuar sot në orët e pasdites në Leposaviq dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtejme policore. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave të saja ligjore dhe kushtetuese, për ruajtje të rendit dhe sigurisë publike, për sundim të ligjit dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar që bien në kundërshtim me rendin dhe ligjin”, thuhet në njoftim.

tensionet veri arrestohet serbi

Lini një Përgjigje