
Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi ka dhënë detaje lidhur me të shtënat me armë zjarri në një qendër votimi në Komoran.
Ai tha se ngjarja nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor, teksa tha se konflikti erdhi për shkak të një mosmarrëveshjeje që kishte nisur tre javë më parë mes 3 personash.
“Incidenti në fjalë nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor, por me tre të dyshuar që kanë precedent penal. Bëhet fjalë për një mosmarrëveshje që ka filluar para disa javësh. Arsyet e konfliktit nuk dihen ende, por lidhet me një mosmarrëveshje për grabitje dhe motive ordinere. Kjo ngjarje nuk e prek procesin zgjedhor”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje