TAGS-AT E JAVËS

Kosova 1 Maj 2024, 17:25

Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, plagosen katër persona

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, plagosen katër

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës, ndërsa një tjetër është plagosur pasi është sulmuar me thikë.

Ende nuk dihet shkaku i konfliktit apo identitetet e personave të plagosur.

Policia në koordinim me prokurorinë, po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje