TAGS-AT E JAVËS

Kosova29 Prill 2024, 12:56

Akuzohet për ekzekutimin e Marigona Osmanit, gjykata dënon Dardan Krivaqën me 4 vite burg

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohet për ekzekutimin e Marigona Osmanit, gjykata dënon Dardan

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 4 vjet burgim të pandehurin Dardan Krivaqën për veprën penale “grabitje”. Kujtojmë se Dardan Krivaqa akuzohet për vrasjen dhe dhunimin e Marigona Osmanit.

Ndërkaq, nga akuza është liruar i pandehuri A.L., që ngarkohej se kishte marrë pjesë në këtë grabitje.

“I pandehuri D.K është shpallur fajtor sepse më datë 14 dhjetor 2012 rreth orës 04:50, në kazino në Ferizaj, me qëllim të përvetësimit të pasurisë së huaj të luajtshme e që vetes t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që në bashkëkryerje me përdorimin e kanosjes serioze kundër personit tjetër, ku i pandehuri i parë ka bërë roje, e dy të pandehurit të tjerë të maskuar, njëri me revole në dorë, kurse tjetri me thikë, kanë hyrë brenda në kazino, kanë kërkuar nga personat të cilët ishin aty që të ulen në gjunjë, kurse nga i dëmtuari F.I. kanë kërkuar paratë dhe nga arka kanë marrë 1.500 euro dhe largohen në drejtim të panjohur”, thuhet në vendim.

18 vjeçarja Marigona Osmani u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt. Sipas aktakuzës, Dardan Krivaqa më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar e dhunuar në forma të ndryshme.

Një ditë më pas, më 22 gusht 2021, Krivaqa dhe Sejdiu akuzohen se kanë privuar nga jeta Marigona Osmanin, në përpjekje për të fshehur veprën penale të dhunimit. Më 14 korrik 2022, ishte mbajtur seanca fillestare ku Dardan Krivaqa ka shfrytëzuar të drejtën të mbrohet në heshtje, kurse Arbër Sejdiu, është deklaruar i pafajshëm.

Krivaqën, Prokuroria e ngarkon me veprën penale vrasje e rëndë dhe dhunim, kurse Sejdiu po akuzohet për veprën penale vrasje e rëndë dhe ndihmë në kryerjen e dhunimit. Sipas aktakuzës, i pandehuri Dardan Krivaqa më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij në rrugën “Ramadan Rexhepi”, në Ferizaj, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar të njëjtën për të kryer marrëdhënie seksuale, e cila siç thuhet në aktakuzë përcillet me tortura.

 

ferizaj marigona osmani dardan krivaqi

Lini një Përgjigje